LBSH-ja është regjistruar me 28 něntor 2024 në Shkup
LBSH-ja është organizata e parë shqiptare që ka pranuar titullin: iMaMi i Shqiptarëve – Tim Shkupi

Plani jonë i Nisjes është i lidhur ngushtë me shkrimet, aktivitetet dhe paraqitjet e Tim Shkupit.
iMaMi i Shqiptarëve dhe Lëvizja Bota Shqiptare nuk bëjnë kompromis mbi emblemën e rilindasëve shqiptarë “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”
LBSH-ja respekton besimin e shqiptarëve, por nuk pranon që organizimi i klerikëve në trevat shqiptare të imponohet te shqiptarët si Fe e shqyptarëve, duke e ditur se të gjitha fetë jane fe të regjimeve perandorake, që sot nuk janë aktuale dhe nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj tyre, siç kemi obligim ndaj shqiptarisë, shtetit të shqiptarëve, aty ku është kontrata jonë e llogaridhënies për të shpëtuar në këtë botë dhe për ta fituar botën tjetër.
Misioni Ynë Mesianik
LBSH-ja si NISJE mbetet në rrugën e Vërtetë të Shqiptarisë si FE, jo pse jemi ithtarë të saj, por edhe pse po organizohemi ta përhapim idenë se natyrshmëria e shqiptarëve është Feja e tyre, vetë gjuha, veshjet, zakonet, toka dhe gjeografia jonë janë të determiniuara si Fe nga Zoti jonë i Vërtetë!
Ata që duhet të rreshtohen dhe të përhapin idenë e LBSH-së janë rinia shqiptare, studentët, forca më e gjallë kreative e popullit shqiptar. Ajo rini që nuk pranon të manipulohet me dinjitetin e shqiptarit të lirë, që tregon shenja rebelimi, që nuk e duron manipulimin e klerikëve (hoxhallarëve) dhe akterëve kalkulues në tokat shqiptare, të cilët eksploatojnë shqiptarët e painformuar në baza lokaliste, familjare ose me premtime të kota i ftojnë rreth organizimeve të tyre anti-shtetërore nëpër mektebe e xhamia.
Ne, si anëtarë të bërthamës së parë të LBSH-së, besojmë se duhet ta nisim nga zeroja, duke e vendosur numrin NJË në organizim dhe, me ndihmën e Zotit, jemi në rrugë të mbarë në përhapjen e fesë sonë “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria,” duke i kontaktuar studentët, gazetarët, shkrimtarët, njerëzit që na lidh besimi për Shqiptari dhe jo dëshira e politikës për të pranuar skemat e partive ekzistuese, të cilat me organizimet e tyre kanë uzurpuar vlerat e kombit shqiptar, kanë zbehur rrugën e ndritshme të këtij kombi për bashkim, duke bërë kompromise me organizimet e hoxhallarëve pa nevojë për një grusht vota.
Rruga jonë nuk është e shtruar me lule, ajo është me përplot therra, por besimi dhe vendosmëria jonë në realizimin e aspiratave të kombit shqiptar, duke u mbështetur në vullnetin, urtësinë dhe durimin tonë, pa dyshim se një ditë do të sjell rezultatet e para dhe shumë të pritura për popullin shqiptar.







