KREU I
DISPOZITA TE PËRGJITHSHME
(FORMA E OGANIZIMIT, EMRI, SELIA, THEMELUESIT, PËRFAQËSIMI ZYRTAR)
Neni 1
FORMA E ORGANIZIMIT DHE PËRKUFIZIMI
- Organizata LËVIZJA BOTA SHQIPTARE është një organizatë kulturore jofitimprurëse, joqeveritare dhe etike e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë Veriore, Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë: në Europë, Mbreterinë e Bashkuar, Amerikë, Kanada, Australi. LËVIZJA BOTA SHQIPTARE është organizata kupolë (varianti-është bashkimi) i të gjitha shoqatave shqiptare në Diasporë dhe personave fizik që aderojnë në këtë Statut (VARIANTI: BASHKIMI) në vendet e përmendura më sipër.
- Rregullat e funksionimit dhe forma e organizimit të saj bazohen dhe përcaktohen në Aktin e Themelimit dhe në këtë Statut.
Neni 2
EMRI, SIGLA, VULA
- Emri i organizatës është LËVIZJA BOTA SHQIPTARE, në vijim e referuar si: LBSH në shqip; ALBANIAN WORLD MOVEMENT në anglisht.
- Sigla (simboli dhe vula) e LËVIZJA BOTA SHQIPTARE, është bashkangjitur.
Neni 3
THEMELUESIT
- Themeluesit e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE janë iMaMi i Shqiptarëve Tim Shkupi, personat fizik, shoqatat e ndryshme, organizatat rinore dhe studentore që figurojnë në Aktin e Themelimit.
- LËVIZJA BOTA SHQIPTARE themelohet në përputhje me të DREJTËN QYTETARE dhe është regjistruar si e tillë në Gjykatën….
- LËVIZJA BOTA SHQIPTARE krijohet për një periudhë kohe të pacaktuar.
Neni 4.
SELIA
- Selia kryesore e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE është në Shkup, në këtë adresë:
- SAMOILOVA NR 85/1-1 SHKUP, 1000
- Me vendim të iMaMit të Shqiptarëve dhe Këshillit Drejtues për arsye të dallimeve në rregullativen ligjore në shtetet e Perëndimit dhe të vendeve të tjera për organizatatat jofitimprurëse, degët e LBSH-së që formohen në ato vende, emrit të LBSH-së do t’ia shtojnë me vize edhe emrin e shtetit-qytetit ku vepron, por konsiderohen si pjesë e patjetërsueshme integrale e LBSH-së dhe qeverisen e administrohen në përputhje me këtë Statut dhe aktet e tjera juridike të miratuara nga Këshilli Drejtues i LBSH-së.
(VARIANTI; LËVIZJES BOTA SHQIPTARE, si lidhje ndërkombëtare, do të ketë përfaqësimin e vet në forma organizative të pikave-qendrave të saj në vende të tjera të cekura më sipër dhe me këtë rast ato do të regjistrohen në përputhje me rregullativen ligjore për organizatat jofitimprurëse në ato vende, por si pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e LBSH-së, do të qeverisen dhe administrohen në perputhje me kete Statut dhe aktet e tjera juridike të miratuara nga Keshilli Drejtues i LBSH-së)
Neni 5
PERFAQESUESI I AUTORIZUAR I LBSH
- Përfaqësues i autorizuar i LBSH është iMaMi i Shqiptarëve dhe Këshilli Drejtues.
- Përfaqësuesi i autorizuar i pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të LBSH-së.
- Përfaqësuesi i autorizuar është përgjegjës për të informuar organin kompetent per regjistrim të organizatave joqeveritare për çdo ndryshim që i bëhet Statutit të LËVIZJES BOTA SHQIPTARE si dhe për çdo ndryshim të adresës si dhe numrave të telefonit të selisë.
KREU II
MISIONI, OBJEKTIVA
Neni 6
Ky mission për një mobilizim të ri kulturoro-etik dhe demokratik të shoqërisë civile shqiptare në trojet shqiptare dhe në diasporë, si pjesë integrale e fatit shqiptar e pjesë vitale dhe e dëshmuar e përgjegjësisë kombëtare shqiptare, ka për kryeobjektiv:
■ krijimin e një dinamike të re fetare brenda shoqërisë shqiptare përball feve të pushtuesve dhe krijimin e një institucioni të ri fetar për ta imponuar pozitën e iMaMit të Shqiptarëve me emblemën e rilindasëve shqiptarë “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”
■ krijimin e sheshit politik për rinovimin e aktorëve politikë dhe të kulturës politiko-demokratike në shoqërinë civile shqiptare, si shesh që do të promovojë dhe rrënjosë në shoqërinë tonë vizionin e denjë të rilindasëve për “Feja e Shqyptarit asht Shqiptaria” dhe përgjegjësinë qytetare e demokratike për të mirën publike dhe vlerat e civilizimit politik modern, mbi bazat e të cilave duhet ngritur një alternativë e qartë politiko-demokratike, e besueshme dhe inkurajuese për të tashmen imediate dhe për ardhmërinë kolektive shqiptare në gadishullin ilirik;
■ inkurajimin e rinisë shqiptare në organizimin e LBSH-së që do të mban në duar fatin e përhapjes së saj;
KREU III
ANËTARËSIMI, KATEGORITË E ANËTARËSISË, TË DREJTAT DHE DETYRIMET
Neni 7
ANËTARËSIMI
Anëtarësimi në LBSH është individual dhe i hapur për të gjithë që pranojnë me vullnet të lirë pozitën iMaMi i Shqiptarëve dhe ndajnë bashkërisht objektivat e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE.
LËVIZJA BOTA SHQIPTARE është e hapur për aderim në radhët e saj edhe ndaj shoqatave të regjistruara të diasporës, misioni i të cilave është i përafërt me misionin e saj Feja e Shqyptarit është Shqyptaria. Modalitetet (menyrat) e aderimit dhe të pjesëmarrjes së tyre (e shoqatave) në vendimmarrjen e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE; përfshirja e tyre në nivelet e ndryshme të instancave drejtuese të LBSH-së përkufizohet me këtë statut dhe me Rregulloren e punës së saj.
Neni 8
KATEGORITË E ANËTARËSISË
Anëtarësia e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE përbëhet nga:
- a) anëtarë themelues të LBSH-së;
- b) anëtarë aktiv (aderues);
- c) anëtarë mirëbërës të LBSH-së
- d) anëtarë nderi të LBSH-së.
Neni 9
Numri i anëtarëve të LBSH-së nuk është i kufizuar
- ANËTARË THEMELUES
Janë iMaMi i Shqiptarëve, anëtarët themelues në Aktin e themelimit dhe të gjithë përkrahësit e misionit të organizatës LËVIZJA BOTA SHQIPTARE.
- ANETARË AKTIV (aderues)
Anëtare aktiv ose aderues janë personat fizik ose shoqatat që aderojnë në principet e Statutit, që pranojnë objektivat e LBSH-së dhe marrin pjesë aktive në realizimin e tyre.
- ANËTARË MIRËBËRËS
Anetarë mirëbërës janë personat fizik ose moral (shoqate,) që kanë kontribuar me një shumë të konsiderueshme kotizacioni në LËVIZJEN BOTA SHQIPTARE. Në rastet vendimarrëse anëtari bamirës gëzon vetëm një votë konsultative.
- ANËTARË NDERI:
Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata njerëz dhe personalitete shqiptare dhe të huaj (miq të shqiptareve) që kanë dhënë kontribute të veçanta për Diasporën shqiptare në përgjithesi dhe kontribute për afirmimin e kulturës shqiptare.
Statusi i anëtarit të nderit propozohet nga Këshilli Drejtues LDSH në bazë të kritereve të përcaktuara paraprakisht dhe miratohet në Asamblenë e Përgjithshme. Anëtarët e nderit çlirohen nga detyrimi i kuotës së anëtarësimit dhe gëzojnë të njëjtat të drejta me
anëtarët e aktiv të LBSH-së.Vota e anëtarit të nderit është konsultative.
Neni 10
Procedura e anëtarësimit
Secili person apo secila shoqatë e interesuar mund të aplikojë për t’u anëtarësuar në LBSH.
Secili person apo secila shoqatë qe dëshiron të bëhet pjesë në LBSH duhet fillimisht të plotësojnë një formular elektronik, i cili përmban pyetje që verifikojnë statusin e aplikantit dhe provojnë njohjen e tij me statutin e LBSH-së. Të drejtën për miratimin e aplikimeve për anëtarësim e ka bordi i Këshillit Drejtues. Pas anëtarësimit, këta persona duhet të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësimit dhe të regjistrohen në listën e anëtarëve. Përjashtohen nga kuota e anëtarësimit anëtarët e nderit të shoqatës.
Neni 11
Të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve te shoqatës
- Të gjithë anëtarët e LBSH-së kanë të drejtë të marrin pjese në aktivitetet e organizatës.
- Të japin mendime dhe rekomandime për punën dhe veprimtarinë e organizatës.
- Të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur organet drejtuese të LBSH.
- Anëtarët e aktiv (aderuesit) duhet të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësimit sipas mënyrave dhe procedurave të përcaktuara nga Këshilli Drejtues dhe miratuar nga Asanbleja e Përgjithshme. Të gjithë anëtarët që paguajnë kuotën vjetore rregullisht kanë të drejtë të marrin pjesë në Asamblenë e Pegjithshme me të drejtë vote.
- Anëtarët e nderit nuk kanë detyrime financiare kundrejt organizatës. Ata kanë të drejte vote konsultative në Asamble.
Anëtari i ri është i detyruar të respektojë të gjitha vendimet e marra nga organizata përpara anëtarësimit të tij.
Neni 12
NDËRPRERJA E ANËTARËSIMIT PËR ANËTARËT AKTIV (ADERUESIT)
- Çdo anëtar mund të ndërpresë menjëhere anëtarësimin në organizatë, në rastet e mëposhtme:
– Dorëheqja, duke njoftuar me shkrim Këshillin Drejtues,
– Përjashtimi. Përjashtimi nga organizata ndodh në rastet e mëposhtme:
a) Për mosrespektim dhe shkelje të detyrimeve të përcaktuara nga statuti i organizatës
b) Për mospagim të kuotës vjetore të anëtarësimit
c) Kur anëtari kryen veprime që dëmtojnë aktivitetin ose objektivat e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE
ç) Kur nuk paguan kuotat e anëtarësimit për dy tremujorë radhazi;
- Anëtari që ka dhënë dorëheqje ose që është përjashtuar, duhet të shlyejë gjithë detyrimet financiare të pjesëmarrjes së tyre në shoqatë, deri në datën e dorëheqjes ose atë të përjashtimit nga shoqata.
- Anëtari që ka dhënë dorëheqje, është përjashtuar, ose që nuk është më anëtar i shoqatës për cfarëdolloj arsyeje, nuk ka të drejtë të pretendojë ndaj shoqatës apo ndaj pronave të saj.
- Ekzistenca dhe vazhdimësia e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE nuk do të ndikohet nga ndryshimet në numrin e anëtarëve të saj.
KREU IV
DREJTIMI I ORGANIZATËS
Neni 13
LËVIZJA BOTA SHQIPTARE përbëhet nga organet drejtuese të poshtëshënuara, të drejtat e të cilëve specifikohen me nenet ne vijim
- iMaMi i Shqiptarëve
- Asambleja e Përgjithshme
- Këshilli Drejtues
- Zyra ekzekutive;
Neni 14
Asambleja e Përgjithshme
- PËRBËRJA
Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga: anëtarët themelues të saj, nga të gjithë anëtarët aktiv (aderues), nga përfaqësuesit e strukturave rajonale (kontinentale), anetarët mirëbërës dhe anëtarët e nderit.
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i LËVIZJES BOTA SHQIPTARE. Asambleja e Pegjithshme percakton vijen kryesore dhe vizionin e Lëvizjes Bota Shqiptare.
Vendimet e Asamblesë janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët e saj, pavarësisht nga vota apo prezenca e tyre në mbledhje.
Asambleja e Pergjithshme i zhvillon punimet nën drejtimin e iMaMit të Shqiptarëve, KËSHILLIT DREJTUES dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LËVIZJES BOTA SHQIPTARE.
Asambleja e Pergjitshme është i vetmi organ kompetent i cili mund të marrë vendime të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si më poshtë:
Vendime te zakonshme:
- Zgjedh revizorin;
- Miraton Raportin Vjetor të vitit për vitin e kaluar;
- Miraton buxhetin dhe planin e drejtim-menaxhimit për vitin e ardhshëm;
- Miraton pasqyrat financiare të audituara të LBSH;
- Pranon anëtarë të rinj;
- Miraton ndërprerjen e anëtarësimit.
Vendime te jashtëzakonshme:
- Zgjedh Kryetarin, Sekretarin, Arkatarin dhe 7 anëtarët e Këshillit Drejtues, nga përfaqësuesit e caktuar të anëtarëve;
- Përjashton anëtarët në përputhje me nenin 12 të këtij statuti;
Vendime te veçanta:
- Vendos për ndryshimet dhe shtesat në Statutin e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE
- Vendos për afatet kohore dhe vlerën e kuotës së anëtarësimit, në përputhje me nenin 12 të këtij Statuti;
KREU V
VENDIMET E ASAMBLESË SË PERGJITHSHME
Neni 15
- Çdo anëtar i LËVIZJES BOTA SHQIPTARE ka të drejtën e një vote.
- Asambleja mund të marrë vendime të zakonshme, të jashtëzakonshme ose të veçanta me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
- Asambleja është e autorizuar të marrë vendime të vlefshme të zakonshme kur janë të pranishëm të paktën 1/2 e anëtarëve LËVIZJES BOTA SHQIPTARE. Në qoftë se ky kuorum nuk arrihet, një mbledhje e dytë do të mbahet, të paktën një javë më vonë.
- Asambleja e thirrur për herë të dytë është në gjendje të marrë vendime të zakonshme me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm.
- Asambleja mund të marrë vendime të veçanta të vlefshme me shumicë të thjeshtë vote të të gjithë anëtareve të organizatës.
- Çdo anëtar i shoqatës ka të drejtë të propozojë çështje në rendin e ditës. Propozimet do të depozitohen pranë Sekretariatit të Organizatës të paktën dhjetë ditë kalendarike përpara datës së mbledhjes.
Çështjet e propozuara gjatë mbledhjeve të Asamblesë do të përfshihen automatikisht në rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme, përveç kur Asambleja vendos ndryshe nga mënyra e zakonshme e marrjes së vendimeve.
Të gjithë anëtarët e asamblesë njoftohen 30 ditë përpara për thirrjen e asamblesë, vendin, datën e zhvillimit te saj si dhe rendin e ditës. Pjesëmarrja minimale e nevojshme për zhvillimin e punimeve të asamblesë është 50 + 1 për qind e anëtarëve. Asambleja i kërkon iMaMit të LBSH-së që të drejtojë punimet e asamblesë si dhe zgjedh një sekretar për të mbajtur proces-verbalin e punimeve.
Pesëmbëdhjetë ditë përpara fillimit të punimeve të asamblesë duhet të bëhen të njohura:
- a) raporti i iMaMit të Shqiptarëve në lidhje me ecurinë e saj si dhe punën e bërë nga Këshilli Drejtues që nga asambleja e mëparshme,
- b) raporti i trezorit për buxhetin e LBSH-së
- c) rendi i ditës së asamblesë i miratuar nga Këshilli Drejtues,
- d) lista e kandidateve për në Këshillin Drejtues. Propozimet për kandidatë në Këshillin Drejtues të LBSH-së duhet t’i dërgohen Këshillit Drejtues jo më vonë se 30 ditë para zhvillimit të punimeve të asamblesë se Pergjithshme.
Raporti i iMaMit të Shqiptarëve, buxheti apo ndryshime të tjera në statut miratohen me votim të hapur, kurse kandidatët për në Këshillin Drejtues të LBSH-së zgjidhen me votim të fshehtë.
Për votimin e kandidateve për në Këshillin Drejtues të LBSH-së anëtarët e pranishëm në asamble dorëzojnë secili flete votimin e vet të plotësuar në kutinë e votimit
Neni 16
MBLEDHJA E JASHTEZAKONSHME
Asambleja e Përgjithshme mund të thirret edhe në raste të jashtëzakonshme nga Këshilli Drejtues ose nga një e treta e anëtarëve të Asamblesë me procedura të njëjta si një mbledhje e zakonshme e asamblesë. Kjo mund të ndodhë në rastet kur:
- a) është e nevojshme për të diskutuar ndonjë problem të ngutshëm
- b) paraqitet ndonjë mocion
- c) propozohen përjashtime nga organizata.
Asambleja e jashtëzakonshme duhet të thirret të paktën 15 dite përpara zhvillimit të punimeve.
Neni 17
Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues është organi ekzekutiv i LBSH-së, i cili bashkë me iMaMin e Shqiptarëve drejtojnë dhe administrojnë aktivitetin e LBSH-së ne kohen ndërmjet dy Asambleve te pergjithshme te LBSH-së, në përputhje me synimet e nenet e përcaktuara në statut.
Keshilli Drejtues i LËVIZJES BOTA SHQIPTARE zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme.
Keshilli drejtues përbehet nga iMaMi i Shqiptarëve, Kryetari, Sekretari dhe 7 anëtarë, mundësisht 2 anëtarë në Këshillin Drejtues me qenë gra dhe 1 anëtar që do ta përfaqësojë rininë shqiptare në kuadër LËVIZJES BOTA SHQIPTARE.
Kryetari dhe Sekretari i LËVIZJES BOTA SHQIPTARE do të zgjidhen ndërmjet anëtarëve të Keshillit drejtues.
Këshilli Drejtues zgjidhet çdo katër vjet, përveç rasteve për mocion mosbesimi. Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë të drejtë të rikandidojnë vazhdimisht.
Neni 18
Kompetencat e Këshillit Drejtues i LBSH-së:
– Këshilli Drejtues është përgjegjës për aktivitetin e LBSH-së
– Bashkë me iMaMin e Shqiptarëve thërret Asamblenë e Pergjithshme në mbledhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, përcakton rendin e ditës, vendin, datën dhe orën e tyre;
– Emëron Sekretarin e Përgjithshëm të LBSH-së dhe stafin e Sekretariatit, përcakton departmentet në kuadër të LBSH-së;
– I rekomandon Asamblesë se Pergjithshme iniciativa të ndryshme dhe masa në favor të anëtarëve të LDSHM;
– Informon menjëherë anëtarët e LËVIZJES BOTA SHQIPTARE nëpërmjet Sekretariatit, për çdo ndryshim dhe zhvillim të rëndësishëm të realiteteve social-politike e ekonomike të Diasporës dhe bën DEKLARIME PUBLIKE, (POSITIONS PAPERS), MEMORANDUME DHE DEKLARIME ZYRTARE TE TJERA PER ATE SITUATE
– propozon ndryshime apo amendamente në Statut
– i dorëzon Asamblesë së Përgjithshme raportin për veprimtarinë e LBSH-së dhe
shpenzimet e kryera, përdorimin dhe administrimin e buxhetit;
– diskuton planin e aktiviteteve të LBSH-së
– përcakton buxhetin
– miraton kuotën e anëtarësimit si dhe përcakton modalitetet për derdhjen e kuotës
së anëtarësimit
– Shqyrton DHE MIRATON APLIKIMET për pranimin e anëtarëve të rinj dhe propozimet dhe aplikimet e anetareve te nderit te LËVIZJES BOTA SHQIPTARE, në përputhje me nenin 9, 10, 11 dhe 12 të këtij statuti.
– është organi apelues për procedurat disiplinore dhe vendos për përjashtimet nga
anëtarësimi në shoqatë;
– mund të ngrejë komisione të posaçme për probleme të veçanta.
Neni 19
VENDIMET E KESHILLIT DREJTUES
- VENDIMET E KËSHILLIT DREJTUES merren me shumicë të thjeshtë votash. Kuorumi përbëhet prej 11 anëtarësh. Në rast barazie votash, vota e iMaMit do të jetë e vlefshme për dy vota. Vendimet e KESHILLIT DREJTUES, PERVEÇ MBLEDHJEVE STANDARD, mund të merren në mënyrë të vlefshme gjithashtu nëpërmjet FORMAVE VIRTUALE TË MBLEDHJEVE NE SKYP, DHE NEPERMJET POSTËS ELEKTRONIKE, VEÇANËRISHT NE RASTE EMERGJENTE DHE KËTO MBLEDHJE KANË PO TË NJEJTËN VLERË ME MBLEDHJET E ZAKONSHME Sekretariati i organizatës do të informohet për të gjitha vendimet e marra nga KËSHILLI DREJTUES, në mënyrë që të njoftojë menjëherë të gjithë anetarët e tjerë LBSH-së mbi këto vendime.
- KESHILLI DREJTUES mund të krijojë komisione të veçanta dhe të ftojë konsulentë të posaçëm në mbledhjet e KESHILLIT DREJTUES dhe në ato të Asamblesë së Pergjithshme
- Këshilli drejtues duhet të sigurojë zbatimin e duhur të buxhetit dhe planit të menaxhimit (biznesit) të BYROSË EKZEKUTIVE. Të gjitha veprimet bankare në emër dhe për llogari të LËVIZJES BOTA SHQIPTARE do të realizohen me firmë të përbashkët të iMaMit, Sekretarit dhe Arkatarit.
- Këshilli Drejtues thirret nga iMaMi dhe Kryetari i Këshillit Drejtues ose kur e kërkon një e dyta e Këshillit.
- Vendimet merren me shumicë votash dhe janë të vlefshme kur janë të pranishëm të paktën 7 anëtarë të këshillit, ndër të cilët edhe iMaMi.
- Përveç mbledhjeve standard lejohet edhe forma virtuale e mbledhjeve, përmes postës elektronike apo Internet-it, veçanërisht në raste emergjente dhe këto mbledhje kanë po të njëjtën vlerë me mbledhjet e zakonshme.
Neni 20
IMAMI I LËVIZJES BOTA SHQIPTARE
iMaMi i Shqiptarëve ËSHTË PËRFAQËSUESI I VETËM ZYRTAR I LËVIZJES BOTA SHQIPTARE ndaj palëve të treta. Ai mund t`u delegojë me shkrim, pjesërisht ose tërësisht kompetencat e tij KRYETARIT TË KËSHILLIT DREJTUES OSE NË MUNGESË TË TIJ SEKRETARIT TË KËSHILLIT DREJTUES.
iMaMi i Shqiptarëve është garantuesi legjitim i misionit “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”, mbron meritokracinë e anëtarëve themelues të LËVIZJES BOTA SHQIPTARE dhe mbron linjën programore dhe objektivat e saj dhe thërret mbledhjet e Këshillit Drejtues:
– thërret dhe kryeson punimet e Asamblesë së Përgjithshme
– i propozon Këshillit Drejtues planin e aktiviteteve të LBSH-së
– autorizon veprimet financiare të LBSH-së
– firmos vendimet e Këshillit Drejtues dhe korrespondencën e LBSH-së.
Në rastet kur IMAMI nuk është i pranishëm për arsye objektive, mund ta delegojë firmën e vet tek Kryetari i Këshillit Drejtues ose edhe tek ndonjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues.
Neni 21
Sekretari i LBSH
Sekretari i Shoqatës është përgjegjës për dokumentacionin e organizatës. Sekretari përpilon dhe ruan gjithë dokumentacionin që vërteton veprimtarinë e LBSH-së.
Neni 22
Arkatari
Arkatari është përgjegjës për financat e LBSH-së. Ai kryen dhe regjistron të gjitha veprimet financiare të shoqatës. Arkatari sugjeron buxhetin e LBSH-së si dhe përgatit raportin financiar për Asamblenë e Përgjithshme.
Neni 23
Anëtarët e tjerë të Këshillit drejtues
Anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues përgjigjen për organizimin e aktiviteteve te tjera të LËVIZJES BOTA SHQIPTARE, si organizimin dhe menaxhimin i webfaqes dhe faqeve tjera në rrjetet sociale, etj.
Kreu VI
ZYRJA EKZEKUTIVE E LBSH-së
Neni 23
- Zyres ekzekutive i besohet drejtimi i përditshëm i aktiviteteve të LBSH, e cila raporton tek Sekretari i Këshillit Drejtues dhe te iMaMi.
Detyrat dhe kompetencat e Sekretariatit i cili drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, konsistojnë në:
– Zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Anëtarëve,
– Njoftimin e anëtarëve për vendimet e marra nga Asambleja si dhe nga Keshillit drejtues, gjithashtu dhe përmbushjen e këtyre vendimeve,
– Përmbushjen e detyrave të ngarkuara nga Keshilli drejtues,
– Përfaqësimin e LBSH-se tek autoritetet shtetërore, në gjykatë dhe ndaj palëve të treta (nëpërmjet prokurës), në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,
– Zbatimin e buxhetit vjetor dhe planit të biznesit,
– Përgatitjen e prononcimeve dhe te qendrim-marrjes (pozition papers) për opinionin publik ne emër te LBSH-së dhe paraqitjen e tyre para Këshillit drejtues.
– Mbledhjen e kuotave të anëtarësisë,
– Mbikqyrjen e llogarisë së organizatës dhe bashkëpunimin me Audituesin,
– Përgatitjen dhe firmosjen e pasqyrave finaciare të LBSH-së