PROGRAMI I LËVIZJES BOTA SHQIPTARE

Hyrje:

Organizata LËVIZJA BOTA SHQIPTARE është një organizatë kulturore jofitimprurëse, joqeveritare dhe etike e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë Veriore, Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë: në Europë, Mbreterinë e Bashkuar, Amerikë, Kanada, Australi. LËVIZJA BOTA SHQIPTARE është organizata kupolë (varianti-është bashkimi) i të gjitha shoqatave shqiptare në Diasporë dhe personave fizik që aderojnë në këtë Statut (VARIANTI: BASHKIMI) në vendet e përmendura më sipër.

Lëvizja Bota Shqiptare si Organizatë Joqeveritare është themeluar nga shqiptarët e Diasporës si dhe shqiptarët etnik në (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal i zi dhe Sërbi.

Përshkrimi:

Lëvizja Bota Shqiptare themelohet për:

  • Mbrojtjen e natyrshmërisë Shqiptare dhe kulturore të shqiptarëve në gadishullin ilirik “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”;
  • Mbrojtjen e Rolit Mesianik të Shqipes;
  • Ndarjen e Fesë nga besimi. Feja është maniFEstim dhe lidhet me shoqërinë, bashkësinë – SHTETIN, ndërsa besimi është shpirtëror, i padukshëm, personal dhe lidhet me individin;
  • Informimin e drejtë të shqiptarëve nga Kurani (por edhe nga Bibla) pa imponuar fe të huaja mbi Shqiptarinë tonë si Fe;
  • Demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe për Drejtësi;
  • Luftën kundë korrupcionit, krimit dhe varfërisë;
  • Mbrojtjen e shqiptarëve nga margjinalizimi i partive unitariste të koalicioneve sllavo-turko-myslimane në Maqedoni;
  • Mbrojtjen e shqiptarëve në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe mbrojtjen e të drejtës për rikthimin e tokave shqiptare në Çamëri;
  • Informimin dhe afirmimin e qytetarëve shqiptarë për të drejtat e tyre themelore politike, civile dhe kulturore si dhe ngritjen e vetëdijes kolektive për misionin tonë “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”;
  • Informimin rreth nevojës kombëtare për afirmimin e një klase të re politike me arsimim adekuat dhe përvojë perëndimore duke u bazuar në kriterin e meritokracisë;
  • Largimin e të rinjëve e të rejave nga organizimet e klerikëve dhe nga sektarizmi i tyre doktrinar i fesë së Bagdadit cili po prek natyrshmërinë shqiptare dhe të ardhmen e gjenratës së re të shqiptarëve;

Misioni:

Duke u nisur nga fakti se organizimet e hoxhallarëve që prej pavarësisë së Kosovës e deri në ditët e sotme, duke shfrytëzuar neglizhencën e institucioneve shqiptare, kanë krijuar sistem paralel të arsimit në Shqiptari dhe kanë ndikuar për të keq në shoqërinë shqiptare, duke prekur në natyrshmërinë shqiptare dhe duke dëmtuar kauzën e Bashkimit të shqiptarëve mbi themelet e Shqiptarisë, u bë e nevojshme që veprimtarët shqiptarë, shoqatat e tyre në Diasporë të organizohen në kuadër të Levizjes Bota Shqiptare për tu bërë bartëse e mbrojtjes së të drejtave kombëtare, politike, ekonomike dhe kulturore, duke u mishëruar mbi emblemën e rilindasëve shqiptarë “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”;

Kesaj iniciative i bashkangjitet rinia shqiptare, studentët dhe të gjithë ata që janë jasht organizimeve të hoxhallarëve dhe manifestimeve të tyre përçarëse dhe komprimituese në Shqiptari dhe jo vetëm.

Parimet:

Mbrojtja e interesit kombëtar dhe shtetëror si vlerë më e lartë që buron nga misioni i LBSH-së

Diciplinë dhe përgjegjshmëri (feedaback) në obligimet që burojnë nga statuti dhe programi i LBSH-së;

Bashkëpunim politik vetëm me partitë qe distancohen nga manifestimet e organizimeve të hoxhallarëve;

Përkushtimi në realizimin e qëllimeve të LBSH-së;

Respektim reciprokë dhe i barabartë i të gjithë antarëve të LBSH-së;

Meritokracia dhe afirmimi i vlerave të mirfillta;

Angazhimi në kuadër të qëllimeve që i kemi përcaktuar vetes, duke mos bërë kompromise për vlerat dhe orientimin e organizatës.

Metodologjia e veprimit:

  • Informimi i të rinjve shqiptarë me punën e LBSH-së si dhe antarsimin e tyre në aktivitetet e LBSH-së nëpërmjet organizimeve tona: krijimin e një fondi të LBSH-së me të cilin do të organizojmë të rinjët e të rejat të na bashkangjiten në manifestimin e ditëlindjes se kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti me 6 maj çdo vjetë, mbahet në Prishtinë.
  • Përdorimi i rrjeteve sociale në mënyrë efektive, pësëritja e rrefimit dhe motove efektive që do ta pasqyrojnë më konkretisht gjendjen e shqiptarëve në Shqiptari. Një proces senzibilizimi të popullatës, nëpërmjet qendrimit tonë kryesor: Feja është maniFEstim dhe lidhet me shoqërinë, bashkësinë – SHTETIN, ndërsa besimi është shpirtëror, i padukshëm, personal dhe lidhet me individin; etj. Etj.